Kërkesa për përsëritjen e votimit në mërgatë, Vetëvendosje do t’i drejtohet Supremes

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ia hodhi poshtë si të paafatshme kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për shfuqizimin dhe përsëritjen e votimit përmes postës në mërgatë të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar. Mirëpo me këtë vendim nuk janë pajtuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor është diskutuar kjo çështje…

Lajme

10/03/2025 11:26

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ia hodhi poshtë si të paafatshme kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për shfuqizimin dhe përsëritjen e votimit përmes postës në mërgatë të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.

Mirëpo me këtë vendim nuk janë pajtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor është diskutuar kjo çështje ku përfaqësuesi i VV-së aty, Sami Kurteshi deklaroi se do t’i drejtohen edhe Gjykatës Supreme.

Kurteshi ka thënë se ankesën do ta dërgojnë edhe në Supreme./Lajmi.net/