Kërkesa për dënimin me 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Hoti: Padrejtësi e institucionalizuar, lufta e tyre ishte nevojë për mbijetesë

Deputeti i VV-së, Andin Hoti ka reaguar në lidhje me kërkesën e kryeprokurores në Hagë, për të dënuar ish-krerët e UÇK-së me 45 vite burgim. Ai ka thënë se kjo kërkesë nuk është drejtësi, por shtrembërim i historisë dhe padrejtësi e institucionalizuar, shkruan lajmi.net. “Kjo prokurori dhe kjo gjykatë do të mbahen mend vetëm për…

Lajme

09/02/2026 11:07

Deputeti i VV-së, Andin Hoti ka reaguar në lidhje me kërkesën e kryeprokurores në Hagë, për të dënuar ish-krerët e UÇK-së me 45 vite burgim.

Ai ka thënë se kjo kërkesë nuk është drejtësi, por shtrembërim i historisë dhe padrejtësi e institucionalizuar, shkruan lajmi.net.

“Kjo prokurori dhe kjo gjykatë do të mbahen mend vetëm për një gjë: për padrejtësinë që po i bëhet një lufte çlirimtare dhe një populli që u mbrojt nga zhdukja. Lufta e UÇK-së nuk ishte krim. Ishte nevojë për mbijetesë. Ishte rezistencë ndaj gjenocidit. Ishte zëri i një populli të pambrojtur që vendosi të mos zhdukej”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se UÇK ishte vetë populli i Kosovës që mori armët për të mbrojtur shtëpinë, familjen dhe dinjitetin.

“Më 17 Shkurt, në Ditën e Lirisë, nën moton “Drejtësi, Jo politikë”, ne do të dalim për të treguar se e vërteta nuk gjykohet, se historia nuk rishkruhet me aktakuza, dhe se liria e Kosovës nuk ka nevojë për leje. Drejtësi për çlirimtarët. Drejtësi për Kosovën. Drejtësi për të vërtetën”, ka shkruar Hoti. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i Hotit: