Kërkesa e Papës për biznesmenët

Papa Françesku u ka kërkuar biznesmenëve më elitarë të botës që t'u ndihmojnë më shumë të varfërve, ose atyre që kanë nevojë. Porosia e tij ishte e qartë: Siguroni se njerëzimi shërbehet nga paratë, e nuk udhëhiqet nga ato.

Lajme

21/01/2014 22:51

Në një adresim të lexuar nga Kardinali Peter Turkson në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, udhëheqësi i 1.2 miliardë katolikëve në botë ka thënë se është e patolerueshme që mijëra njerëz të vdesin çdo ditë nga uria.

Papa u bëri thirrje udhëheqësëve që të vendosin një “mentalitet të ri politik dhe biznesor” dhe të përdorin aftësitë e tyre për të ndihmuar ata që jetojnë në varfëri të skajshme.

“Ju kërkoj që të siguroni se njerëzimi shërbehet nga paratë, e nuk udhëhiqet nga ato”, deklaroi Papa.

Forumi i Davosit ka mbledhur liderët botërorë për të diskutuar problemet urgjente që bota ka momentalisht. Në të marrin pjesë udhëheqës të steteve, bankave qëndrore, kompanive (si Yahoo, Coca-Cola) e shumë të tjerë.