Kërcënon çetniku serb: Do të nisemi në Maqedoni (Foto)

Çetniku serb Bratislav Zhivkoviç, i cili udhëhoqi vullnetarët çetnikë në Krime dhe shtetin federal Novorossiya, paralajmëron shkuarjen e tij në Maqedoni.

Lajme

10/05/2015 17:06

Komandanti i Lëvizjes çetnike, Bratislav Zhivkoviq, kërcënohet se nëse  kriza nuk mënjanohet sot (10 maj), lëvizja e tij do të reagoj. Do të paraqitet, thotë ai,  në territorin e Kumanovës në mbrojtje të banorëve serbë.

Zhivkoviq reagimin e tij, të publikuar në faqen e “Faceboook”-ut, e titullon “Saopshtenje”!!! (Komunikatë!!!). Aty shkruan se grupi prej 70 shqiptarëve terroristë nga Kosova kanë hyrë në Kumanovë dhe kanë kryer aktin terrorist mbi policinë ku kanë vrarë  3 dhe plagosur 15 policë.

Zhivkoviq bën me dije se ndihma është kërkuar nga serbët e Kumanovës.

Ai përdor shprehjen “shiptari”, ndërsa Kosovën e quan “Kosovë e Metohi”, transmeton Zëri.

3

2