Kërcënoi vazhdimisht gruan se do t’ia publikojë fotografitë që i cënojnë integritetin, arrestohet i dyshuari në Prizren- I gjenden 21 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari për shkak se i njëjti në vazhdimësi që nga muaji qershor 2025 kishte kanosur viktimën femër se nëse viktima nuk do t’i jepte para ai do t’i publikonte viktimës në rrethin e saj familjar dhe shoqëror fotografi që e cënojnë integritetin…

Lajme

14/08/2026 10:49

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari për shkak se i njëjti në vazhdimësi që nga muaji qershor 2025 kishte kanosur viktimën femër se nëse viktima nuk do t’i jepte para ai do t’i publikonte viktimës në rrethin e saj familjar dhe shoqëror fotografi që e cënojnë integritetin e saj.

Gjatë realizimit të planit përmes masave të veçanta hetimore i dyshuari është kapur në flagrancë duke pranuar para nga viktima.

Po ashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një shume e parave 21 100 € prejardhja e të cilave nuk dihet. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/