Kërcënoi se do ta digjte shtëpinë dhe gjuajti prindërit me gurë, arrestohet i dyshuari në Shtime
Një person është arrestuar në Shtime pasi dyshohet se kishte shkaktuar probleme në familje, duke kërcënuar se do ta digjte shtëpinë dhe duke gjuajtur me gurë ndaj prindërve të tij. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari “kishte shkaktuar probleme në shtëpi, duke kërcënuar se do ta digjte shtëpinë, si dhe kishte gjuajtur me gurë prindërit…
Lajme
Një person është arrestuar në Shtime pasi dyshohet se kishte shkaktuar probleme në familje, duke kërcënuar se do ta digjte shtëpinë dhe duke gjuajtur me gurë ndaj prindërve të tij.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari “kishte shkaktuar probleme në shtëpi, duke kërcënuar se do ta digjte shtëpinë, si dhe kishte gjuajtur me gurë prindërit e tij”, shkruan lajmi.net.
Pas rastit, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo pas pak kohe është lokalizuar dhe arrestuar nga njësitë policore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Sulm / Dhunë në Familje”. /Lajmi.net/