Kërcënoi një polic me mesazh në telefon, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kanosje ndaj një zyrtari policor. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:11, pasi i dyshuari i kishte dërguar një mesazh me përmbajtje kërcënuese një zyrtari policor, transmeton lajmi.net. Hetimet fillestare tregojnë se kanosja dyshohet të jetë e lidhur me një rast…

Lajme

10/07/2026 09:23

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kanosje ndaj një zyrtari policor.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:11, pasi i dyshuari i kishte dërguar një mesazh me përmbajtje kërcënuese një zyrtari policor, transmeton lajmi.net.

Hetimet fillestare tregojnë se kanosja dyshohet të jetë e lidhur me një rast penal që ishte hetuar më herët nga polici, i cili në këtë rast është viktimë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Raporti i plotë:

KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Prizren 09.07.2026 – 20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti, i kishte dërguar një mesazh në telefon me përmbajtje kërcënuese viktimës mashkull kosovar, (zyrtar policor). Gjatë hetimit fillestar dyshohet se kanosja ndërlidhet me një rast penal që e ka hetuar zyrtari policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/