Kërcënoi me vrasje gruan e tij, policia e arreston dhe ia gjen dy armë të dyshuarit në Prizren

Një 46- vjeçar është arrestuar sot në Prizren, pasi që kishte ushtruar dhunë dhe kishte kërcënuar me vrasje bashkëshorten e tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i njëjti kishte ushtruar dhunë në mënyre sistematike ndaj saj, shkruan lajmi.net. “Rastit te raportuar ,ne vendin e ngjarjes i përgjigjen njësite relevante policore ; njësite patrulluese ,ato…

Lajme

06/12/2022 15:15

Një 46- vjeçar është arrestuar sot në Prizren, pasi që kishte ushtruar dhunë dhe kishte kërcënuar me vrasje bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i njëjti kishte ushtruar dhunë në mënyre sistematike ndaj saj, shkruan lajmi.net.

“Rastit te raportuar ,ne vendin e ngjarjes i përgjigjen njësite relevante policore ; njësite patrulluese ,ato te hetimeve dhe hetuesi i rasteve “ Dhune ne familje”. te cilët i ndërmarrin masat e duhura . Identifikohet personi i dyshuar E.M. ( 46 vjeç ) ,i cili arrestohet për shkak te dyshimit se i njëjti ne mënyre sistematike ka ushtruar “ Dhune “ kundër familjareve te tije. I dyshuari e kërcënon me vrasje bashkëshorten e tije.”, thuhet në njoftim.

Policia bëri të ditur se pas patrullimit në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dy armë zjarri dhe 16 fishekë.

“Gjate ndërmarrjes se veprimeve te mëtejme ligjore nga ana e hetueseve policor, ne vendin e ngjarjes, respektivisht ne njërën prej dhomave ne shtëpinë e te dyshuarit janë gjetur dy arme zjarri ; një pistolete ,një pushke dhe 16 fishekë te cilat me pas sekuestrohen ne cilësi te dëshmisë materiale. Kundër të dyshuarit është iniciuar procedura penale për veprën “ Dhuna ne Familje “ si dhe “ Mbajtja ne pronësi ,kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve”.”, thekson Policia e Kosovës./Lajmi.net/