Kërcënohet gjyqtari Shefqet Baleci

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) dënon ashpër sulmin dhe kanosjen ndaj gjyqtarit mbikëqyrës të Degës në Drenas, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shefqet Baleci. KGjK thekson se veprime të tilla janë të papranueshme dhe të patolerueshme, duke i cilësuar si një kërcënim serioz ndaj sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit. “Çdo akt i tillë…

Lajme

06/08/2025 13:24

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) dënon ashpër sulmin dhe kanosjen ndaj gjyqtarit mbikëqyrës të Degës në Drenas, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shefqet Baleci.

KGjK thekson se veprime të tilla janë të papranueshme dhe të patolerueshme, duke i cilësuar si një kërcënim serioz ndaj sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

“Çdo akt i tillë përbën jo vetëm një sulm ndaj gjyqtarëve, por edhe ndaj vetë themelimeve të shtetit të së drejtës,” thuhet në reagim.

Këshilli nënvizon se garantimi i sigurisë së gjyqtarëve është element kyç për mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe një domosdoshmëri në luftën kundër krimit dhe dukurive negative në shoqëri.

“KGjK shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët në kryerjen e detyrave të tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, në funksion të drejtësisë dhe interesit publik. Njëkohësisht, u bën thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin masa të menjëhershme për hetimin e rastit dhe për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e gjyqtarëve, në përputhje me obligimet kushtetuese dhe ligjore,” përfundon reagimi.