Kërcënohet ekipi i Tëvë1 në Zveçan, AGK-ja dënon sjelljen e organeve të sigurisë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me përcjelljen dhe kërcënimin e ekipit të Tëvë1 sot në komunën e Zveçanit. Në reagimin e saj AGK-ja bënë të ditur se sot është njoftuar nga ekipi i televizionit në fjalë për këtë rast. “Gazetari Venhar Isufi dhe kameramani Valmir Gashi kanë raportuar se ata janë ndjekur nga një…

Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me përcjelljen dhe kërcënimin e ekipit të Tëvë1 sot në komunën e Zveçanit.
Në reagimin e saj AGK-ja bënë të ditur se sot është njoftuar nga ekipi i televizionit në fjalë për këtë rast.
“Gazetari Venhar Isufi dhe kameramani Valmir Gashi kanë raportuar se ata janë ndjekur nga një veturë e tipi Audi A4, ngjyrë e zezë e cila është ndaluar para objektit të komunës së Zveçanit, dhe aty një person u ka thënë “nëse donin foto me zyrtarin policor, G.K”, për të cilin kishte një raport televiziv një natë më parë.
AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sjellje të individëve që janë pjesë e organeve të sigurisë së Kosovës, dhe e vlerëson si mënyrë të papranueshme të frikësimit ndaj gazetarëve për ta bërë punën e tyre”, thuhet në reagim.
AGK-ja thekson se ekipi i gazetarëve e ka raportuar rastin në Polici, dhe ka kërkuar nga organet e rendit hetim të plotë dhe të shpejtë.
“Gazetarët duhet te jenë në gjendje ta bëjnë punën e tyre të papenguar, në secilën rrethanë”, ka theksuar AGK-ja.