Kërcënimi i Trumpit me shkatërrim të civilizimit iranian, deklarohet zëdhënësja e Qeverisë së Iranit

Zëdhënësja qeveritare e Iranit, Fatemeh Mohajerani, i tha agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve, IRNA, se kërcënimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për shkatërrimin e civilizimit iranian janë “shenjë e padijes” që nuk do ta ndihmojë dialogun e mundshëm. “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së popullit është prioritet kryesor i Qeverisë dhe kërcënimet nuk do ta…

Bota

07/04/2026 20:13

Zëdhënësja qeveritare e Iranit, Fatemeh Mohajerani, i tha agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve, IRNA, se kërcënimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për shkatërrimin e civilizimit iranian janë “shenjë e padijes” që nuk do ta ndihmojë dialogun e mundshëm.

“Ruajtja e paqes dhe sigurisë së popullit është prioritet kryesor i Qeverisë dhe kërcënimet nuk do ta çrregullojnë qetësinë publike. Dera e dialogut hapet me respekt, shtegu i ngushtë i kërcënimeve, vogëlsisë dhe turpërimit nuk janë rrugëdalje” – i tha agjencisë IRNA zonja Mohajerani, transmeton televizioni CNN.

“Të kërcënosh një civilizim është, më shumë se çdo gjë tjetër, shenjë e padijes për historinë e një kombi që në mënyrë të përsëritur ka tejkaluar kriza dhe vazhdon të qëndrojë” – shtoi zëdhënësja iraniane.

Më herët të martën, sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, tha se do të ketë “më shumë lajme më vonë sot”, kur u pyet nga televizioni CNN nëse ai pret që Irani të ulet në tavolinën e bisedimeve.