Kërcënim ndaj Blushit: “Ruaju nga ndonjë plumb i islamikëve” (Video)

“Kujdes se mund të hash edhe ndonjë plumb qorr” kjo qe fraza që ju tha Ben Blushit në debatin e emisionit “Opinion”, teksa ai po pyeste debatuesit e tij, Ergys Mërtiri, lidhur me rrezikun që kishte, që organizatat terroriste islamike të vinin nesër në krye të shteteve të veçanta. 

Lajme

09/01/2015 23:45

Duhet pasur kujdes se fjala është plumb vazhdoi pastaj replikën Ergys Mërtiri. Në çdo vend të botës ku do të qe një kërcënim i hapur, aq pë tepër që politikani dhe shkrimtari Blushi njihet për qëndrimet e tij dyshuese ndaj islamit dhe ai mbajti një qëndrim tejet të ashpër ndaj terroristëve që vranë 12 viktima në të përjavshmen “Charlie hebdo” duke mbrojtur tezën se në shoqëritë laike fjala e lirë ëshë e njejtë dhe konfiktet zgjidhen sipas ligjit dhe jo shariatit. 

Menjeherë pas nxjerrjes së këtij lajmi rreagoi edhe Mërtiri i cili pretendon se Lapsi.al i’a ka shtrëmbëruar faktet.

Ja seç ka shkruar ai në adresn e lapsi.al: “Sapo lexova  nje shkrim ne faqen tuaj, sipas te cilit une paskam kercenuar Ben Blushin, live ne emision. Ky eshte nje shtremberim qesharak i fjaleve te mia, te cilat kane qene, nga fillimi ne fund, nje perpjekje e imja, per te kerkuar nje etike tjeter te trajtimit te ketyre fenomeneve. Shkeputja e fjaleve nga konteksti dhe vendosja e tyre ne te tjera kontekste, eshte nje shpifje e ulet, per te krijuar situata te paqena dhe shantazhuar mua. Jam i vendosur per te mbrojtur dinjitetin tim dhe do te ndjek cdo rruge ligjore, ne te gjitha institucionet e ketij shteti, nese nuk terhiqni shpifjen, e nuk e pergenjeshtroni ate”. 

Pavarësisht nga pretendimi i Ergys Mërtirit, përmendja e ndonjë plumbi qorr që mund të “hante” bashkëbiseduesi i tij, sipas Lapsi.al i kalon caqet e etikës së një debati dhe kufijtë e një përballje me argumenta. Gjithësesi ne kemi shkëputur edhe videon dhe shikuesit mund ta gjykojnë vetë.


Kercenohet Ben Blushi – Opinion by lapsi-al