Kërçeli i VV-së na rrënqethi me këtë postim: Kurti u paraqit në gjykatë, tha se nuk u ndje i kërcënuar, nuk kërkoj dëmshpërblim
Deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli ka vendosur t’a dërgoj në qiellin shefin e partisë së tij, Albin Kurti për paraqitjen e sotshme në gjykatë, në rastin e postimit të Faton Klinakut, që po pretendohet se është kërcënim për kryeministrin në detyrë. Kërçeli paraqitjen e Kurtit e ka bërë madhështore, duke e krahasuar me liderët e…

Lajme
Deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli ka vendosur t’a dërgoj në qiellin shefin e partisë së tij, Albin Kurti për paraqitjen e sotshme në gjykatë, në rastin e postimit të Faton Klinakut, që po pretendohet se është kërcënim për kryeministrin në detyrë.
Kërçeli paraqitjen e Kurtit e ka bërë madhështore, duke e krahasuar me liderët e kaluar, shkruan lajmi.net.
“Ndryshe nga e kaluara, kur pushtetarët shpesh i rëndonin situatat, Kryeministri Kurti sot është paraqitur në gjykatë për të deklaruar se nuk ndihet i kërcënuar nga asnjë veteran i UÇK-së dhe se heq dorë çdo dëmshpërblim lidhur me këtë rast.”, shkroi deputeti i VV-së, që duket se ka qenë i emocionuar me paraqitjen e Kurtit sot./lajmi.net/