Keqpërdorimi për fushatë i vajzës së vogël nga Kurti, Hamza: Në prezencë timen kurrë s`do të ndodhte një gjë e tillë
Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza, ka kërkuar që fëmijët të mos abuzohen gjatë fushatës zgjedhore. I pyetur rreth rastit ku në Vushtrri një vajzë e vogël ngritët në skenë në prani të Albin Kurtit, ai ka bërë me dije se në prani të tij kurrë nuk do të…
Lajme
Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza, ka kërkuar që fëmijët të mos abuzohen gjatë fushatës zgjedhore.
I pyetur rreth rastit ku në Vushtrri një vajzë e vogël ngritët në skenë në prani të Albin Kurtit, ai ka bërë me dije se në prani të tij kurrë nuk do të ndodhte një gjë e tillë.
Ai ka ftuar mediat që të kenë kujdes me vajzën në fjalë.
“Për mua është e papranueshme. E dyta, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për fëmijët dhe unë kërkoj mirëkuptim dhe besoj që kam me gjet mirëkuptim të kjo lutje e imja te mediat dhe te gjithë të tjerët që me pas në kujdes vajzën e cila e ka bo një recitim çfarë e ka bo. Ajo është një vajzë e vogël dhe ne duhet me pas kujdes. Në prezencë timen nuk kish mujtë me ndodh. Për këtë ju garantoj dhe ju siguroj. Sepse për mua fëmijët janë më të vlefshëm se gjithçka”, ka thënë ai.
Ai ka bërë me dije se partitë duhet të lenë shije të mirë në këtë fushatë.
“Fushat kalon, edhe mandati i një qeverie kalon, mirëpo ne duhet ta lejmë një shije të mirë në fushatë, jo një veprim që ka të bëj me vota. Është mirë me pas kujdes se data 7 qershor vjen dhe ne duhet t`i mbrojmë fëmijët tanë prej abuzeve dhe ne të mos abuzojmë me ta”, është shprehur ai.