Keqpërdori kartelat bankare, arrestohet shtetasi turk

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një shtetas turk, i dyshuar për keqpërdorimin e kartelave bankare dhe çeqeve të rreme. Ai dyshohet se ka përdorur kartela bankare të huaja dhe POS terminale të bankave vendore për të përfituar kundërligjshëm, me datë 03.04.2025. Shtetasi turk është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, pas…

Lajme

04/04/2025 09:04

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një shtetas turk, i dyshuar për keqpërdorimin e kartelave bankare dhe çeqeve të rreme.

Ai dyshohet se ka përdorur kartela bankare të huaja dhe POS terminale të bankave vendore për të përfituar kundërligjshëm, me datë 03.04.2025.

Shtetasi turk është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, pas arrestimit.