Keqpërdorën kartela bankare pa autorizim, arrestohen katër persona të dyshuar
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona të dyshuar për lëshim të çeqeve të rreme dhe keqpërdorim të kartelave të bankës pa autorizim në Prishtinë dhe Mitrovicë. Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin e bazuar se kanë…
Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona të dyshuar për lëshim të çeqeve të rreme dhe keqpërdorim të kartelave të bankës pa autorizim në Prishtinë dhe Mitrovicë.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin e bazuar se kanë përdorur kartela bankare të shteteve të ndryshme pa autorizim, duke bërë transaksione si dhe blerje të gjësendeve.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar rreth 10.000 euro në valuta të ndryshme, dy kompjuterë, tetë telefona, tri vetura, një motoçikletë, pajisje për klonim të kartelave bankare dhe disa dokumente të ndryshme”, thuhet tutje në njoftim.
Me vendim të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
LËSHIM I ÇEQEVE PA MBULESË OSE TË RREME DHE KEQPËRDORIMI I KARTELAVE TË BANKËS
Prishtinë & Mitrovicë 21.11.2024-06:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin e bazuar se kanë përdorur kartela bankare të shteteve të ndryshme pa autorizim, duke bërë transaksione si dhe blerje të gjësendeve. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar rreth 10.000 euro në valuta të ndryshme, dy kompjuterë, tetë telefona, tri vetura, një motoçikletë, pajisje për klonim të kartelave bankare dhe disa dokumente të ndryshme. Me vendim të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.