Këpucët 800 dollarëshe të Leonora Jakupit

Këngëtarja Leonora Jakupi njihet si njëra ndër artistet më me stil në estradë.

ShowBiz

07/11/2017 09:03

Eleganca është elementi që e përcjell këngëtaren në çdo paraqitje publike, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, Leonora ka publikuar disa imazhe në të cilat shihet e veshur si zakonisht me shumë stil.

Xhinset dhe palltoja e gjatë ishin ato të cilat Leonora i kishte kombinuar me një palë këpucë Gucci shifra e të cilave është marramendëse.

Çmimi i këpucëve është plot 800 dollarë, të cilat janë shumë të bukura dhe i shkojnë shumë këngëtares.

“Pa asnjë dyshim” është projekti i fundit i Leonorës, këngë e cila u prit mirë nga publiku.

Së fundi, Leonora ka qenë protagoniste në rubrikën ‘Kë zgjedh’ të emisionit ‘Mirage’ në të cilën ka dhënë një deklaratë interesante për Adelina Ismailin, detajet mund t’i kuptoni në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/ 

YouTube player