Keni prerë balluke në fillimin e verës? Ja si mund të rregulloni këtë gabim
Kur asgjë nuk funksionon, merr ca pushime nga balluket.
Lifestyle
Prerja e balukeve në mesin e vapës nuk është një zgjedhje e mirë pasi djersitja bëhet më e madhe dhe modeli I flokëve është e pamundur të duket bukur, transmeton lajmi.net.
Për ju që dashur pa dashur keni bërë këtë “gabim” ka disa zgjidhje:
Krehi si duhet
Që balluket mos të bëhen me fije dhe me djersë, duhet të prekin sa më pak ballin. Thaji me një furçë të rrumbullakët, duke i ngritur lehtësisht që nga rrënjët, larg ballit.
Kujdes me kremin
Çdo pikë lagështie e ballit do merret nga balluket, kështu që mos përdor krem sipër vetullave. Nëse ke fytyrë të yndryshme ose një ditë aktive gjatë së cilës nuk mund të shmangësh djersitjen, mbaj disa peceta thithëse në çantë dhe një shampo të thatë për një rifreskim të flokëve.
Kaloji anash
Nëse ke nga ato baluket e shkurtra rock, tani mund t’i lësh të rriten pak që të mund t’i krehësh anash gjatë verës. Balluket e gjata, të krehura anash, janë perfekte për muajt e ngrohtë. Gjithashtu, mund të bëhesh retro-bohemian-e me një balluke të ndarë në mes si Alexa Chung.
Kur asgjë nuk funksionon, merr ca pushime nga balluket
Për ato ditë kur balluket thjesht nuk e përballojnë vapën me asnjë metodë, kapi lart me një shall ose bandanë për kokën, shumë në modë edhe këtë sezon, ose karfica të vogla, duke u dhënë pak volum nga sipër. /Lajmi.net/