Keni perioda ngjyrë kafe, ja pse nuk duhet t’i injoroni dhe të konsultoheni me një mjek
Një nga shkaqet mund të jetë thjesht fillimi i një perimenopauze ose marrja e pilulës me estrogjen dhe progestogjen.
Lifestyle
Cikli i rregullt menstrual mund të na krijojë shqetësime në fillim, por është një ndër shenjat më të dukshme të një organizmi të shëndetshëm femëror, shkruan Living.
Në ditët e para nuk mund të mos mendojmë dhe përjetojmë dhimbjet e shpinës, ndjesinë e ankthit, shtimin e oreksit apo dhe luhatjet e humorit si pasojë e çrrgullimeve homonale, duke neglizhuar në këtë mënyrë detaje të tjera siç është për shembull ngjyra e gjakut menstrual, e cila jo gjithmonë është e kuqe, por edhe kafe, transmeton lajmi.net.
Ckli në ngjyrë kafe, në fakt, mund të jetë mjaft normal, por mund të jetë gjithashtu një këmbanë alarmi.
Cikli në ngjyrë kafe të errët përfaqëson pjesët e fundit të endometriumit të oksiduar që ka mbetur në vaginë dhe në mitër, por nëse i keni gjithë kohësh duhet të konsultoheni me një mjek.
Një nga shkaqet mund të jetë thjesht fillimi i një perimenopauze ose marrja e pilulës me estrogjen dhe progestogjen.
Ngjyra kafe mund të shfaqet gjithashtu për shkak të një fibrome, mosfunksionimit të tiroides, baktereve në vaginë, cisteve në mitër, lythat gjenitale, inflamacion të legenit ose klamidia.
Çdo lloj patologjie ka nevojë për një terapi të duhur që vetëm gjinekologu do të jetë në gjendje të këshillojë. /Lajmi.net/