Keni dhimbje barku?! Ja çfarë çaji duhet të pini
Çaji është një pije që mund të konsumohet në secilën stinë.

Lifestyle
Çaji është edhe pije shëruese, prandaj sot kemi vendosur t’iu sjellim disa lloje të çajit që ju lehtësojnë dhembjet e barkut.
Çaji kamomil
Kamomili është një nga bimët më të njohura në botë. përmban anti-inflamator, dhe është qetësues shumë i mirë për qetësimin e stomakut. Kamomili mund të lehtësojë dhembjen e stomakut, problemet me zorrë, si dhe me barkqitje.
Çaj mente
Gjethet e mentës dhe vaji i mentës, për një kohë të gjatë janë përdorur për qëllime mjekësore. Menta qehtëson muskujt e stomakut. Gjithashtu ndihmon në dhembjet menstruale, gazrat si dhe për çdo lloj tjetër të sëmundjeve në stomak.
Çaj borziloku
Një ilaç popullor i përdorur në mjekësi është edhe borziloku. Kjo bimë ndihmon në irrtimin e stomakut, gazra dhe spazma të stomakut./GazetaBlic