Këngëtarja e njohur shqiptare fotografohet pranë Michelle Obamas
Ajo çdo ditë numëron suksese të reja në karrierë.

ShowBiz
Bebe Rexha dy ditë më parë performoi në eventin e organizuar nga Michelle Obama, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për “College Singing Day”, e cila organizohet që prej vitit 2014, ku marrin pjesë nxënës të shkollës së mesme.
Në këtë ngjarje performoi këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, e cila dhuroi performancë mahnitëse.
Në një fotografi që e postoi së fundi në Instagram, Bebe Rexha shfaqet pranë Michelles, John Legend dhe Usher.
Kujtojmë se kremtimi i “College Singing Day” është pjesë e një fushate që Obama e filloi në vitin 2014 si përpjekje për të inkujaruar studentët për të ndjekur arsimin e lartë. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/BxAci5ll_gS/