Këngëtari shqiptar vetë i dyti në hotel, publikon video në shtrat

Duket se statusi i Seldit ka ndryshuar.

ShowBiz

15/07/2020 08:31

Seldi Qalliu ka ndarë me ndjekësit një video, në të cilën habiti të gjithë pasi u shfaq pranë një vajze, shkruan lajmi.net.

Pas ndarjes nga Mimoza Shkodra, këngëtarin e dinim për beqar, por duket se gjërat tashmë kanë ndryshuar.

Në atë video, artisti shfaqet pranë një femre në shtrat, teksa të dy ishin veshur me robdishanë dhe po shijonin deserte.

Mbetet të shihet ditëve në vijim se si qëndron e vërteta e kësaj videoje.

Kujtojmë se projekti i fundit i Seldi Qalliut titullohet “Interesante” dhe u publikua para pak ditësh bashkë me videoklip. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CCoNdZ_BU9T/