Këngëtari i njohur zhvishet lakuriq për të promovuar albumin e ri

Harry Styles u zhvesh lakuriq për të promovuar albumin “Fine Line”.

ShowBiz

06/12/2019 23:59

Harry Styles ka habitur fansat kur pozoi lakuriq për albumin e tij të ri “Fine Line”, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këngëtari, 25 vjeç, teksa tregoi punën e tij në projektet e reja, shfaqi trupin plot tatuazhe.

Ish-anëtari i “One Direction” është fotografuar duke mbuluar me duar pjesët intime.

Ai po ashtu publikoi edhe një video në Twitter, përmes së cilës njoftoi se albumi i tij i ri publikohet më 13 dhjetor.

Komentet e fansave të Harry Styles ishin të shumta, duke shprehur habinë për paraqitjen e tillë të tij. /Lajmi.net/