Këngëtares shqiptare ia hakojnë faqen në Facebook

Këngëtarja e njohur ishte pre e sulmeve kibernetike.

ShowBiz

12/08/2020 15:40

Artistët vazhdojnë të sulmohen nga hakerët, të cilët ua vjedhin faqet e tyre në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Pas problemeve që kishin në këtë drejtim Fero dhe S4MM, këngëtarja Aurela Gaçe është pre e sulmeve kibernetike.

Këngëtarja njoftoi përmes një postimi në Instagram, teksa tregon se tashmë atë faqe nuk e posedon ajo.

“Te dashur miq, ndjekës të faqes time te verifikuar në Facebook-Fanpage! Ju bëj me dije se faqja është marrë nga hackers. Po përpiqemi ta marrim mbas. Faleminderit secilit qe më kandjekur ne atë faqe prej mvse 10 vjetësh, duke u bërë më shumë se 700mije zemra. shpresoj te komunikojme së shpejti perseri ne te njejten faqe #Fanpage #aurelagace”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CDyVpDRgyQl/