‘Kënga Magjike’ e Besës

Besa Kokëdhima ka triumfuar në festivalin e këngës ‘Kënga Magjike’, në finalen që u mbajt sonte në Tiranë. Këngëtarja shqiptare u votua më së shumti nga kolëgët dhe koleget pjesëmarrëse të spektaklit të drejtuar nga Ardit Gjebrea. Besa shkëlqeu me këngën e saj ‘Tatuazh në Zemër’, duke e lënë prapa Ledina Çelon, e cila udhëhoqi…

ShowBiz

30/11/2013 23:29

Besa Kokëdhima ka triumfuar në festivalin e këngës ‘Kënga Magjike’, në finalen që u mbajt sonte në Tiranë. Këngëtarja shqiptare u votua më së shumti nga kolëgët dhe koleget pjesëmarrëse të spektaklit të drejtuar nga Ardit Gjebrea.

Besa shkëlqeu me këngën e saj ‘Tatuazh në Zemër’, duke e lënë prapa Ledina Çelon, e cila udhëhoqi në pjesën më të madhe të votave. Kurse, pozita e tretë u takoi vëllezërve korçarë, Endri dhe Stefi Prifti. Në finale u ndanë edhe çmime tjera të shumta për këngëtarët dhe grupet tjera.