Kënga Magjike 2015, nata e parë: Ja si shkoi nata e këndimit ‘live’ për herë të parë në festival

Është mbajtur nata e parë gjysmë finale e festivalit 'Kënga Magjike 2015', ku për herë të parë është interpretuar 'live'.

ShowBiz

03/12/2015 23:33

Në një tentim për të ardhur sa më origjinalë, fesitvali i Këngës Magjike ka prezantuar këngët e para që kanë kaluar në gjysmëfinale këtë mbrëmje.

Derisa artistët e rinj kanë arritur të shkëlqejnë, ata të cilët kanë pasur këngët e preferuara nga fansat disi kanë zhgënjyer.

Lajmi.net mëson se ndër të preferuarat janë Juliana Pasha dhe Albërije Hadërgjonaj, megjithëse kjo e dyta ka për të performuar në natën e nesërme.

Këndimi ‘live’ këtë vit gjithashtu ka bërë që energjia të mungojë në skenë e gjithashtu edhe performancat me koreografi të çmendur dhe elektrizuese, transmeton lajmi.net.

Nesër është nata e dytë gjysmëfinale ndërsa këtu keni listën e performuesve të kësaj nate./lajmi.net