Kënga e Irkenc Hykës del në gjuhën greke pa lejen e tij, reagon këngëtari
Irkenc Hyka është artist që ka realizuar disa projekte radhazi, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme.
ShowBiz
Një këngë që është pëlqyer shumë është “Tymi Dashnis”, e cila në kanalin YouTube ka marrë afro 10 milionë klikime, shkruan lajmi.net.
Përmes një videoje të publikuar në InstaStory, Irkenci zbuloi se kënga i është marrë pa lejen e tij dhe realizuar në versionin grek.
“Hajde Klip Hajde. Se ndryshoje dot icik kongen”, ka shkruar këngëtari në reagimin e tij.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Irkenc Hyka është “Makarena”, në duet me Bes Kallakun. /Lajmi.net/