Kendall Jenner konfirmon statusin e sipërmarrëses teksa lanson “818 Tequila”

Kendall lansoi në treg markën e saj të tequilas.

ShowBiz

22/05/2021 14:17

Ajo po hyn në botën e pijeve alkoolike me markën e saj “818 tequila”, të cilën po e mbyll me krenari pavarësisht se ishte pre e një vale kritikash, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Kendall Jenner iu shmang kritikëve të saj të premten në mbrëmje ndërsa mbërriti në ahengun e fillimit të biznesit të saj të ri me miken e saj Hailey Bieber pranë.

Modelja 25-vjeçare u bashkua gjithashtu në këtë ngjarje nga familja e saj e famshme, duke përfshirë motrat e saj Kim dhe Khloé Kardashian, Kylie Jenner dhe nënën e saj Kris Jenner.

Ngjarja e Kendall vjen pasi ajo vazhdon të përballet me reagime dhe akuza për përvetësim kulturor pasi nisi një reklamë për markën e saj “818 tequila” në fillim të kësaj jave.

Modelja shfaqi linjat e veshur me një palë pantallona dhe këmishë të shkurtër, duke treguar figurën e saj të tonifikuar.

Ylli i pasaraleave stiloi flokët brune duke i lënë të valëzuara, ndërsa shtoi një shkëlqim me grim rrezatues, me hije të syve dhe buzëkuq.

E pranishme në këtë ndejë ishte edhe Hailey Bieber, e cila u shfaq joshëse e veshur me pantallona prej lëkure, të hapur anash.

Vëmendje me paraqitjen në këtë ndejë morën edhe motrat e Kendall dhe nëna e saj. /Lajmi.net/