“Kemi udhëtuar 1680 kilometra për t’ju parë” – Tifozët kosovarë shpalosin mesazh për futbollistët e Juventusit

Në ndeshjen derbi ndërmjet Juventusit dhe Interit kanë qenë prezent edhe një grup i tifozëve kosovarë. Në tribunat e “Allianz Stadium” në Torino, ata shpalosën edhe një mesazh drejtuar futbollistëve, për t’u treguar kilometrat e shumta që kanë udhëtuar për të qenë në mbështetje të tyre, shkruan lajmi.net. “Kemi udhëtuar 1680 kilometra për t’ju parë”…

Sport

27/11/2023 11:17

Në ndeshjen derbi ndërmjet Juventusit dhe Interit kanë qenë prezent edhe një grup i tifozëve kosovarë.

Në tribunat e “Allianz Stadium” në Torino, ata shpalosën edhe një mesazh drejtuar futbollistëve, për t’u treguar kilometrat e shumta që kanë udhëtuar për të qenë në mbështetje të tyre, shkruan lajmi.net.

“Kemi udhëtuar 1680 kilometra për t’ju parë” – shkruhet në banderolën e tifozëve nga Kosova.

Afër banderolës është shpalosur edhe flamuri i Kosovës.

Juventusi dhe Interi kanë barazuar 1:1 në derbin e javës në Serie A, me golat e Vlahoviq e Martinezit.

Vlen të përmendet se Juventusi gëzon një numër të madh të tifozëve edhe në Kosovë./Lajmi.net/