“Kemi dalë i madh e i vogël kush t’munet me sakrifiku” – Kuksiani tregon si e përjetoi momentin kur kosovarët u shkuan refugjatë në 1999

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, mijëra qytetarë migruan për t’i ikur brutalitetit të regjimit jugosllav të Millosheviqit. Shumë nga civilë të Kosovës zgjodhën që të strehohen në vendet fqinje, si Shqipëria dhe “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë” tanimë Maqedonia e Veriut. Gazetarja e lajmi.net, Rinë Haziri, ka shkuar ta vizitojë një banor nga Kukësi ku…

Lajme

28/03/2024 13:36

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, mijëra qytetarë migruan për t’i ikur brutalitetit të regjimit jugosllav të Millosheviqit.

Shumë nga civilë të Kosovës zgjodhën që të strehohen në vendet fqinje, si Shqipëria dhe “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë” tanimë Maqedonia e Veriut.

Gazetarja e lajmi.net, Rinë Haziri, ka shkuar ta vizitojë një banor nga Kukësi ku tregon se si ka strehuar një familje nga Kosova.

Ai thotë se gjendja ka qenë shumë e keqe, dhe civilët që po largoheshin nga lufta nuk kishin asgjë me veti, andaj siç rrëfen banori, e kanë parë të udhës që t’i strehojnë, duke e shikuar situatën si detyrë dhe nevojë patriotike për t’i ndihmuar shqiptarët e Kosovës.

Tutje ai rrëfen se ka një respekt të madh për kosovarët, duke i’u atribuuar si punëtor të zellshëm dhe shumë të respektueshëm. /Lajmi.net/

Më poshtë video e plotë: