“Kemi angazhuar skuadrën e shpëtimit, janë ende brenda” – 4 minatorë të Trepçës ngujohen në minierë, shkak mungesa e rrymës
Gjatë mëngjesit të sotëm katër minator të Trepçës janë ngujuar brenda minierës kjo si shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike. Minatorët thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se Trepça ka angazhuar edhe ekipin për kërkim shpëtim në rast nevoje. Lajmi.net ka kontaktuar me drejtorin e Trepçës, Shyqeri Sadiku ku e konfirmoi rastin…

Lajme
Gjatë mëngjesit të sotëm katër minator të Trepçës janë ngujuar brenda minierës kjo si shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike.
Minatorët thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se Trepça ka angazhuar edhe ekipin për kërkim shpëtim në rast nevoje.
Lajmi.net ka kontaktuar me drejtorin e Trepçës, Shyqeri Sadiku ku e konfirmoi rastin se katër punëtor të ndërmarrjes tashmë edhe në momentin e raportimit ndodhen brenda në minierës dhe se janë në gjendje të mirë.
Sipas drejtorit të minierës kanë kontakt të vazhdueshëm me ta dhe se të gjitha ekipet janë mobilizuar që sa më shpejt të sanohet problemi me energji elektrike dhe të mund të dalin punëtoret.
“Po është e vërtetë ka pas ndërprerje të rrymës rreth orës 10:00, ka një defekt dhe janë katër punëtorë atje. Po punëtorët ende qëndrojnë atje ne jemi ne komunikim me ta. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë është inkuadruar edhe skuadra e shpëtimit nëse kanë nevojë për ushqim, duhet të lëshohen në këmbë dhe t’i mbështesim, jemi në komunikim dhe besojë që afër jemi edhe me saju problemin”, tha Sadiku për lajmi.net.
Kujtojmë se gjiganti i dikurshëm metalurgjik “Trepça” është duke u përballur tash e sa kohë me probleme financiare. E gjithë kjo vlerësohet se po ndodhë si shkak i mungesës së një plani strategjik për ndërmarrjen.
Nuk janë vetëm financat problemi, por punëtorët e Trepçës përballet me kushtet të tmerrshme të punës thuajse çdo ditë./Lajmi.net/