Këmbana rreziku te Man City: De Bruyne e Kyle Walker rrezikojnë gjysmëfinalen

Këmbana rreziku në ‘Etihad Stadium’. Manchester City nuk di shumë për gjendjen e Kevin De Bruyne dhe Kyle Walker.

Sport

14/04/2022 10:30

De Bruyne dhe Walker kanë lënë fushën para kohe dje në ndeshjen ndaj Atletico Madrid, ndeshje kjo me shumë tensione.

‘Citizens’ siguruan gjysmëfinalen, por panë të lënduar dy yjet e skuadrës. Akoma nuk ka teste të sakta për lëndimet e tyre.

Gjithsesi, mediat angleze bëjnë të ditur se të dy rrezikojnë të humbin gjysmëfinalen ndaj Liverpool, në Kupën FA. Kjo ndeshje zhvillohet në fundjavë, përcjell lajmi.net.

Përveç ndeshjes ndaj Liverpool, City ka shtatë “finale” në Premier League, në garën për të ruajtur titullin e kampionit.

Po ashtu, gjysmëfinalja e Champions League luhet më 26 prill, ndaj Real Madrid. Një mungesë e dyshes në këto ndeshje do të bënte që City të rrezikojë seriozisht dështimin në këto fronte. /Lajmi.net/