Kelani: Deklarata e Konjufcës, luftë speciale kundër Policisë
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani thotë se deklaratat e shefit të GP të VV-së, Glauk Konjufca se policia e ka furnizuar opozitën me gazlotsjellës, është informacion i pavërtetë dhe tendencioz.

Lajme
Ai thotë se ky deklarim po bëhet për të “diskredituar” policinë, duke shtuar se kjo është “luftë speciale” kundër policisë.
“Dua të jem i qartë, se deklarata e Konjufcës nuk qëndron dhe nuk është aspak e vërtetë. Ajo është tendencioze për të diskredituar policinë e Kosovës. Mund të them që ky qëllim i këtij deklarimi dëshiron të krijojë konfuzitet tek qytetarët. Thjeshtë mund ta them që kjo është një luftë speciale e këtij deklarimi kundrejt policisë së Kosovës.”
“Është ende herët të flasim se si është futur mjeti, gazi lotsjellës”, tha Kelani.
Kelani tha se situata momentale në Kosovë është e qetë dhe se policia ka bërë të gjitha përgatitjet që të ruaj rendin dhe sigurinë publike./lajmi.net/