Keku me karamel – Receta e shijshme dhe e lirë, të gjithë përbërësit i ka çdo shtëpi
Është shoqëruesi perfekt për kafen!
Lifestyle
Ky kek është kombinim i kekut pound dhe kekut me karamele në një, shkruan lajmi.net. Rezultati që kemi marrë nga ky kombinim është aq i mirë të shkrihet në gojë!
Është një recetë shumë e thjeshtë që nuk kërkon shumë punë ose kohë, dhe nuk keni nevojë që të jeni shef që të arrini ta përgatisni.
Të gjithë përbërësit janë përbërës shtëpie, pra nuk ka shumë shpenzime dhe është plotë shëndet.
Koha aktive që iu duhet që të përgatisni këtë kek është rreth 45 minuta, dhe mund të shërbeni deri në 16 persona.
Përbërësit:
500 gram sheqer
200 gram margarinë të zbutur
6 vezë të mëdha
2 pako sheqer vanilje (ose dy lugë çaji ekstrakt vanilje)
350 gram miell
200 ml krem për rrahje (Hopla)
Përgatitja
Ngroheni furrën në temperaturë 170 C. Lyejeni tepsinë me margarinë të zbutur dhe hidhi miell përsipër për ta pluhurosur mirë (mos lini miell të tepërt në tepsi).
Me mikser rrihni 500 gram sheqer me 200 gram margarinë për rreth 5 minuta. Më pas shtoni vezët një nga një. Shtoni vaniljen.
Miellin dhe kremin për rrahje duhet ti shtoni së bashku, pra shtoni pak miell, pak krem, dhe përsëriteni në këtë mënyrë deri sa ti shtoni plotësisht të dyjat.
Hidheni masën në tepsi, dhe lëreni të piqet për 1 orë e 15 minuta, ose mund ta kontrolloni me kruarse të dhëmbëve, duke e shpuar në mes dhe nëse në prekje kruarsja është e thatë, keku është pjekur mirë.
Në këtë mënyrë mund të kuptoni se a është pjekur brumi në brendësi. Por mos harroni, shponi në mes, sepse skajet piqen më parë se mesi.
Kremi për lyerje
Për të bërë kremin për lyerje lajmi.net iu sugjeron që të nisni me 300 gram sheqer, 100 gram margarinë dhe 100 ml qumësht. Shtoni të gjitha në një tenxhere dhe përzieni vazhdimisht në temperaturë të lartë.
Kur ajo fillon të vloj, atëherë në një tigan vendosni 50 gram sheqer në temperaturë të ulët, që të shkrihet ngadalë. Mos e përzieni me lugë.
Kur të shkrihet sheqeri, kthejeni mbi masën tjetër dhe përzieni mirë, duke ulur temperaturën. Ajo do të karamelizohet e gjitha pas rreth 5-10 minutave.
Pasi të ftohet keku, lyejeni me masën e karamelit gjithashtu të ftohur, dhe gjithçka është gati! /Lajmi.net/