KEK-u jep tender afro 300 mijë per furnizim me licenca të Microsoft-it

Kompania Energjetike e Kosovës, ka dhënë një kontratë të madhe. Kjo kompani, do të furnizohet me licenca të gjigantit softuerik, Microsoft, me qëllim funksionimin më të mirë të kompjuterëve të kompanisë. KEK, për furnizim me këto licenca, ka dhënë tender në vlerë prej 296 mijë e 723 euro e 11 centësh. Tenderi iu dha kompanisë…

Lajme

18/12/2025 09:58

Kompania Energjetike e Kosovës, ka dhënë një kontratë të madhe.

Kjo kompani, do të furnizohet me licenca të gjigantit softuerik, Microsoft, me qëllim funksionimin më të mirë të kompjuterëve të kompanisë.

KEK, për furnizim me këto licenca, ka dhënë tender në vlerë prej 296 mijë e 723 euro e 11 centësh.

Tenderi iu dha kompanisë “Infosoft Systems”, vlerësuar si tenderi me çmimin më të ulët.

Në thirrjen e tenderit ishte bërë me dije se nevoja për këto licenca është e vazhdueshme dhe kritike për operimin e sistemeve teknologjike, që mbështesin funksione thelbësore të korporatës.

“Duke qenë se produktet në fjalë janë të natyrës së licencimit elektronik dhe të përdorshme menjëherë pas dorëzimit, çdo vonesë shtesë rrit rrezikun për ndërprerje në punën e njësive që varen nga to (p.sh. qasja në sisteme, përpunimi i të dhënave, monitorimi, raportimi etj.). Për këto arsye, DTI-ja rekomandon që aktiviteti i prokurimit të përsëritet në mënyrë urgjente dhe me përparësi, duke u bazuar në rregullat përkatëse ligjore që lejojnë veprim të përshpejtuar kur ka arsye të justifikuara teknike dhe operacionale”, thuhet në thirrjen e tenderit. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: