Kek me xhinxher dhe me limon
Të gjithë i duam ëmbëlsirat, e sidomos ato që kanë shije të veçantë. Më poshtë ju tregojmë një recetë të një ëmbëlsire të tillë.
Lifestyle
100 g gjalpë i butë, në temperaturë ambienti
180 g sheqer
4 g xhenxhefil pluhur (½ lugë e vogël ose 1 lugë e vogël, nëse preferoni)
lëkura e 2 limonëve organikë
100 ml lëng limoni
80 ml ujë i vakët
150 g miell qiqrash
100 g miell pa gluten
1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)
5 të bardha vezësh
një majë thike kripë
PËRGATITJA:
Ndezim furrën në temperaturën 180° C.
1.Në robot ose me rrahësen elektrike të vezëve bëjmë marengë të bardhat e vezëve dhe i lëmë mënjanë.
2.Në një tas përziejmë me rrahësen elektrike të vezëve ose në robot, gjalpin me sheqerin, xhenxhefilin dhe lëkurën e limonit. Shtojmë lëngun e limonit, ujin, kripën dhe së fundi miellrat dhe sodden me sitë. I përziejmë derisa të kemi një masë homogjene, transmeton living.al.
3.Shtojmë pjesë-pjesë me lugë të bardhat e vezëve te brumi dhe i përziejmë me shumë kujdes me lëvizje nga poshtë-lart.
4.Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell qiqrash dhe e pjekim për rreth 45/50 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. E heqim nga tava pas 10 minutash.