KEK konfirmon se vëllai i Albin Kurtit është i punësuar si Specialist për Çështje Ekonomike

Gazetari Lirim Mehmetaj, dje ka shkruar se Taulant Kurti, vëllai i kryeministrit në detyrë të Kosovës, ka marrë një pozitë në Drejtorinë e Operimeve në KEK, drejtori kjo që merret me shit-blerjen e rrymës. Mehmetaj tha se vëllai i Albin Kurti ka marrë një pozitë në KEK, brenda Drejtorisë së Operimeve. ”Taulant Kurti, vellai i…

Lajme

11/05/2025 15:44

Gazetari Lirim Mehmetaj, dje ka shkruar se Taulant Kurti, vëllai i kryeministrit në detyrë të Kosovës, ka marrë një pozitë në Drejtorinë e Operimeve në KEK, drejtori kjo që merret me shit-blerjen e rrymës.

Mehmetaj tha se vëllai i Albin Kurti ka marrë një pozitë në KEK, brenda Drejtorisë së Operimeve.

”Taulant Kurti, vellai i Albin Kurtit, ka kaluar me pozite ne Drejtorine e Operimeve ne Korporaten Energjetike te Kosoves. Kjo eshte dtejtoria qe merret me shitjen kryesisht, por edhe blerjen e rrymes nga KEK-u. Normalisht, ai nuk ka lidhje me ate detyre e as nuk ka profesion per ate pozite. Askush brenda KEK-ut nuk e di cka e si e kush e solli Taulant Kurtin ne kete zyre”, ka shkruar ai.

Mirëpo sot nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka dalur me një njoftim, të cilët thanë se emri i Taulant Kurti, po tentohet të njolloset.

“Z. Taulant Kurti është i punësuar në KEK që nga data 18.01.2007 dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ka mbajtur pozita profesionale me përgjegjësi të qarta dhe të mirëpërcaktuara, gjithnjë në përputhje me kualifikimet e tij dhe asnjëherë të ketë përfituar avancim në pozita menaxheriale.

Nga viti 2007 deri në vitin 2013, ai ka punuar në Departamentin për Trajnimin Profesional të Personelit. Më pas, nga viti 2013 deri në vitin 2020, ka ushtruar detyrën e Specialistit Financiar për Projekte, ndërsa që nga data 01.04.2020 është në poziten aktuale si Specialist për Çështje Ekonomike në kuadër të Drejtorisë së Operimeve”, thuhet në njoftim.

Teksa nga KEK-u, u shprehen se asnjë nga këto pozita nuk është e ndërlidhur me tregtimin e energjisë elektrike, derisa siç thonë nga KEK, se akuzat e bërë ndaj punëtorit të tyre Taulant Kurti bien jashtë fushës së tij të punës.

“Z. Taulant Kurti është vlerësuar ndër vite për profesionalizmin, integritetin dhe sjelljen e tij korrekte ndaj kolegëve dhe punës në KEK. Korporata e konsideron të papranueshme çdo tentativë për njollosje përmes shpifjeve publike dhe i bën thirrje mediave të veprojnë në përputhje me parimet bazë të gazetarisë së drejtë, të pavarur dhe etike”, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Lajmi.net/