KEK jep tendër në vlerë rreth 30 mijë euro, do t’i shpërblej me ora punëtorët që pensionohen
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka hapur një tender në vlerë prej 29 mijë euro. Me anë të këtij tenderi, KEK do t’iu blej ora punëtorëve që pensionohen nga puna. KEK-u ka arritur pak ditë më parë të finalizojë një tender me kontratë për blerjen e orëve të dorës, të cilat do të mbajnë logon…
Lajme
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka hapur një tender në vlerë prej 29 mijë euro.
Me anë të këtij tenderi, KEK do t’iu blej ora punëtorëve që pensionohen nga puna.
KEK-u ka arritur pak ditë më parë të finalizojë një tender me kontratë për blerjen e orëve të dorës, të cilat do të mbajnë logon zyrtare të korporatës, shkruan lajmi.net.
Pas përfundimit të procedurës së prokurimit, tenderi i është besuar operatorit ekonomik “IAS GROUP” SH.P.K.. Vlera përfundimtare e kontratës që do t’i kushtojë KEK-ut është 23,052.48 euro, që është më e ulët se shuma e paraparë fillimisht.
Sipas të dhënave të tenderit, një ofertë tjetër e përgjegjshme ka qenë në vlerë prej 25,984.92 euro, por ajo nuk është përzgjedhur si fituese. /Lajmi.net/
