KEK e konfirmon se njësia A3 është jashtë funksionit por thonë se nuk mund të mbesim në terr
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se aktualisht po operohet vetëm me njësinë A4 të Termocentralit Kosova A, si dhe me njësitë B1 dhe B2 të termocentralit Kosova B. KEK ka thënë se këto të dyja kanë kapacitet të përgjithshëm prodhues prej 14 mijë e 640 MW/h, shkruan lajmi.net. Ndonëse në media është raportuar…
Lajme
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se aktualisht po operohet vetëm me njësinë A4 të Termocentralit Kosova A, si dhe me njësitë B1 dhe B2 të termocentralit Kosova B.
KEK ka thënë se këto të dyja kanë kapacitet të përgjithshëm prodhues prej 14 mijë e 640 MW/h, shkruan lajmi.net.
Ndonëse në media është raportuar se A3 dhe A5 janë jashtë funksionit, KEK ka njoftuar se vetëm A3 është jashtë funksionit ndërsa për A5 nuk ka dhënë detaje.
“Vlen të theksohet se njësia A3 ka qenë në remont që nga data 31 tetor dhe, pas startimit të saj, është vlerësuar nevoja për ndërhyrje dhe sanime shtesë teknike gjatë kësaj jave. Megjithatë, sasia e energjisë së kësaj njësie është kompensuar dhe, bazuar në planin e nominuar nga KEK, nuk ka mungesë të prodhimit me energji elektrike”, ka thënë zëdhënësi i KEK-ut Skënder Bucolli për lajmi.net.
Bucolli ka thënë gjithashtu se KEK po i përmbush në mënyrë të rregullt të gjitha obligimet operacionale dhe kontraktuale, duke siguruar stabilitet në furnizim dhe funksionim të pandërprerë të sistemit energjetik. /Lajmi.net/