KEK do të furnizojë shkollat e dy komunave me thëngjill

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se do të bëjë furnizimin e dy shkollave në komunën e Obiliqit dhe asaj të Fushë Kosovës me thëngjill . “Sipas këtij vendimi, KEK do të ndajë 1320 ton thëngjill për të ndihmuar institucionet arsimore, duke siguruar ngrohjen e shkollave gjatë sezonit dimëror. Kjo do të kontribuojë në…

Lajme

03/10/2024 13:22

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se do të bëjë furnizimin e dy shkollave në komunën e Obiliqit dhe asaj të Fushë Kosovës me thëngjill .

“Sipas këtij vendimi, KEK do të ndajë 1320 ton thëngjill për të ndihmuar institucionet arsimore, duke siguruar ngrohjen e shkollave gjatë sezonit dimëror. Kjo do të kontribuojë në krijimin e një ambienti më të mirë për nxënësit dhe mësimdhënësit”.

Në njoftimin e KEK-ut thuhet se ky vendim tregon bashkëpunimin e ngushtë mes KEK-ut dhe këtyre dy komunave, që fokus të veçantë kanë angazhimin e KEK-ut dhe përmasimin e kushteve arsimore në zonat përreth operimeve të korporatës.