Keita: Barcelona me Messin si me 12 futbollistë
Ish mesfushori i Barcelonës, Seydou Keita ka lavdëruar gjigantin katalan dhe sulmuesin Lionel Messi.

Sport
Seydou Keita është futbollist i Romës por ai e kujton me kënaqësi të kaluarën e tij në Barcelonë.
Madje, mesfushori ka vetëm lëvdata për gjigantin katalan si dhe sulmuesin Lionel Messi.
“Nëse Leo është mirë, Barcelona luan me 12 kundër 11”, deklaroi Keita gjatë një interviste për të përditshmen sportive katalane “Mundo Deportivo”.
“Kur ndeshja është e komplikuar, mjaftojnë që Leo të jetë mirë për pesë minuta, dhe kjo i jep besim komplet ekipit”, shtoi ai.
Keita parashikoi finalen e Ligës së Kampionëve ku Barcelona do të ndeshet me Juventusin më 6 qershor në Berlin.
“Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por nëse Messi është mirë, do të fitojë Barcelona. Messi është futbollisti kryesor”, theksoi Keita.