Keisi sjell foto nga shtrati me Stresin: Kur e ke shpirtin e plotësuar…

Reperi nga Shqipëria, Stresi tash e sa muaj vazhdon të jetë i ngujuar në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri.

ShowBiz

23/01/2019 21:39

Por, e dashura e tij, Keisi nuk ngurron që në rrjetet më të frekuentuara sociale ta shpreh mallin që ka për të, shkruan lajmi.net.

Ajo ka hedhur disa imazhe në Instagram, e cila kujton disa nga momentet më të lumtura me të dashurin. “Kur e ke shpirtin e plotësuar senet tjera duken krejt hajgare në këtë jetë”, ka shkruar ajo.

Nga ana tjetër, çifti thuhet se së shpejti do të kenë dasmë, detaj ky i zbuluar nga e ëma e Stresit në një foto të Keisit.

Ndryshe, bukuroshja shqiptare dhe Stresi janë emrat më të përfolur aktualisht në mediat rozë. /Lajmi.net/