KEDS vendos dy trafo dhe rrjet të ri për mbi 400 familje në Peqan të Suharekës

Një rrjet elektrik krejtësisht të ri ka shtrirë KEDS në fshatin Peqan të Suharekës.

Lajme

07/03/2019 16:39

Siç bëhet e ditur në njoftim, me këtë investim është larguar përgjithmonë rreziku nga tensioni i lartë dhe në fshat është krijuar stabilitet energjetik.

Peqani shtrihet në pjesën veriore të Suharekës dhe banorët kryesisht merren me bujqësi dhe ndërtimtari. Me këtë investim të KEDS-it ata do të kenë një jetë më të mirë.

Për Faik Fandajn,  pronar i një minimarketi, tani gjithçka është në rregull.

“Ma mirë s’ka si të jetë. E kanë rregull për marak. Rrezikun nga tensioni i lartë më nuk e kemi dhe jeta në fshat tash do të jetë më e mirë. Punëtorët i kanë kryer punët shumë mirë dhe pastër”, ka thënë Fandaj.

Për implementimin e këtij projekti  KEDS ka vendosur dy trafostacione. Njëra me fuqi 250 kVA dhe një tjetër me kapacitet 160 kVA . Të gjitha shtyllat e vendosura janë nga betoni dhe janë shtrirë rrjet elektrik nëntokësor dhe ajror të tensionit të mesëm dhe të ulët dhe mbi 4000 m kabllo për kyçjet shtëpiake.

Janë mbi 400 familje që janë përfitues nga ky projekt.

Në anën tjetër të fshatit edhe banori  Reshat Grulaj, shprehet tejet i kënaqur me punën dhe shërbimin e shpejtë të punëtorëve të KEDS-it.

” Non stop kemi pasur probleme. Një shtyllë ishte rrëzu njëherë prej motit të keq. Tash me punën që e kanë bërë nuk jena ma të rrezikuar dhe u bë shumë mirë”.

Grulaj gjithashtu lëvdon punëtorët e KEDS-it për gatishmërinë dhe shërbimin e shpejtë.

“Sa herë kemi pasur probleme me rrymë i kemi thirrë punëtorët e KEDS-it për ta rregulluar, gjithmonë kanë ardhur me kohë dhe për këtë i falënderoj shumë”, ka deklaruar  Grulaj.

KEDS do të vazhdojë të shtrijë investimet në të gjithë vendin, duke u dhënë përparësi vendbanimeve që kanë rrjetin elektrik më të vjetruar dhe sipas Planit Zhvillimor të Shpërndarjes së Energjisë, parashihet që Kosova deri në vitin 2025 të bëhet me rrejt modern energjetik. /Lajmi.net/