KEDS ndërpret furnizimin me rrymë në Drenas, Malishevë e Rahovec, shkaku i rrezikut nga shiu
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa prej komunave të Kosovës. Gjendje më e rëndur paraqitet në Drenas, Malishevë, Rahovec dhe Gjakovë. E si pasojë e reshjeve dhe rrezikut të krijuar në Drenas, KEDS ka njoftuar se ka ndërmarrë masa për ndërprerjen e furnizimit me energji-elektrike, për arsye sigurie. Bazuar…
Lajme
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa prej komunave të Kosovës.
Gjendje më e rëndur paraqitet në Drenas, Malishevë, Rahovec dhe Gjakovë.
E si pasojë e reshjeve dhe rrezikut të krijuar në Drenas, KEDS ka njoftuar se ka ndërmarrë masa për ndërprerjen e furnizimit me energji-elektrike, për arsye sigurie.
Bazuar në njoftimin e lëshuar në rrjetet sociale, uji ka depërtuar në nënstacion, duke paraqitur rrezik serioz për funksionimin e sigurt të rrjetit elektrik.
Autoritetet përkatëse, përfshirë Policinë dhe Zjarrfikësit, janë njoftuar dhe janë në koordinim të vazhdueshëm.
KEDS njoftoi se gjendja është jostabile edhe në Malishevë dhe Rahovec, për shkak të vërshimeve, ku edhe në këto dy komuna, për arsye sigurie është bërë ndalja e furnizimit me energji elektrike deri në stabilizimin e situatës.
“Ekipet e KEDS janë në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës dhe rikthimin e furnizimit sapo të krijohen kushte të sigurta”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/