KEDS: Konsumi i energjisë elektrike është rritur me 18.% në këtë tetor, krahasuar me vitin e kaluar – Apelojmë për përdorim të kujdesshëm të energjisë
Kompania Kosova për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka njoftuar se konsumi i energjisë elektrike është rritur me 18.% në këtë tetor. Sipas KEDS-it, gjatë këtij muaji, konsumi i energjisë elektrike ka qenë dukshëm më i lartë krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Sipas tyre, arsyeja kryesore për këtë rritje është përdorimi masiv i…
Lajme
Kompania Kosova për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka njoftuar se konsumi i energjisë elektrike është rritur me 18.% në këtë tetor.
Sipas KEDS-it, gjatë këtij muaji, konsumi i energjisë elektrike ka qenë dukshëm më i lartë krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.
Sipas tyre, arsyeja kryesore për këtë rritje është përdorimi masiv i energjisë elektrike për ngrohje, me rënien e temperaturave.
“Kërkesa më e lartë sesa kapacitetet e rrjetit po shkakton mbingarkesa, sidomos në orët e ngarkesës së lartë. Prandaj, apel për përdorim racional dhe të kujdesshëm të energjisë, në mënyrë që të zvogëlohet presioni mbi rrjet dhe të sigurohet furnizim i qëndrueshëm për të gjithë”, ka njoftuar KEDS. /Lajmi.net/