KEDS importon 400 mijë euro energji për vetëm dy ditë

Për vetëm dy ditë kompania për distribuimin e energjisë elektrike KEDS ka shpenzuar 400 mijë euro për import të energjisë elektrike, krejt kjo që t’iu sigurohet qytetarëve energji pandërprerë për festën e Fitër Bajramit

Lajme

28/07/2014 17:51

Nisur nga gjendja aktuale me energji në vend, kjo kompani bën thirrje për shpenzime sa më të vogla, ngase aktualisht po kalohet nëpër ditë të vështira për sektorin e energjisë.

“KEDS është angazhuar që për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë festës së Bajramit të ketë energji të mjaftueshme dhe do të importojë sasi të madhe të energjisë elektrike. Sasia e importuar do të arrijë 250 – 300 MW në orë, derisa sasia e prodhuar në vend është 400 MW në orë. Vlera e përgjithshme e importit brenda dy ditëve do të jetë rreth 400 mijë euro dhe bëhet me qëllim të sigurimit dhe mbulimit të kërkesës së konsumatorëve dhe përfundimisht  ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për të gjithë konsumatorët”, thuhet ne njoftim.

Për të lehtësuar furnizimin KEDS fton qytetarët për shfrytëzim sa më racional të rrymës elektrike.