KEDS: Ekipet tona që nga mëngjesi në teren – Jemi në gatishmëri që të garantojmë stabilitet, siguri dhe vazhdim të furnizimit me rrymë

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, ka njoftuar se po e monitorojnë vazhdimisht gjendjen e furnizimit me energji elektrike në Kosovë. Ata kanë thënë se janë të fokusuar veçanërisht në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë së rrjetit energjetik gjatë procesit zgjedhor. “Që nga orët e hershme të mëngjesit, KEDS ka angazhuar mbi 1,050 punëtorë,…

Lajme

28/12/2025 19:36

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, ka njoftuar se po e monitorojnë vazhdimisht gjendjen e furnizimit me energji elektrike në Kosovë.

Ata kanë thënë se janë të fokusuar veçanërisht në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë së rrjetit energjetik gjatë procesit zgjedhor.

“Që nga orët e hershme të mëngjesit, KEDS ka angazhuar mbi 1,050 punëtorë, të organizuar në mbi 140 ekipe operative, të shpërndara në të gjithë territorin e Kosovës. Këto ekipe janë të pozicionuara strategjikisht në afërsi të vendvotimeve dhe qendrave të numërimit, me qëllim të reagimit të shpejtë”, kanë thënë nga KEDS.

Ata kanë shtuar se, të gjitha strukturat teknike dhe menaxheriale të kompanisë janë në gatishmëri të plotë për të garantuar stabilitet, siguri dhe vazhdimësi të furnizimit me energji elektrike. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: