Kearns jep detaje nga biseda me Mbretin Charles: Vazhdoj të jem e shqetësuar për sigurinë dhe paqen në Ballkanin Perëndimor

Deputetja britanike, Alicia Kearns, është shprehur se ka qenë ‘’nder i veçantë’’ që javën e kaluar ka takuar Mbreti Charles, gjatë një aktiviteti ku janë mbledhur udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kearns ka thënë se ajo ende vazhdon të jetë e shqetësuar për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e paqes në këtë rajon, duke shtuar se…

Lajme

29/10/2025 11:42

Deputetja britanike, Alicia Kearns, është shprehur se ka qenë ‘’nder i veçantë’’ që javën e kaluar ka takuar Mbreti Charles, gjatë një aktiviteti ku janë mbledhur udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kearns ka thënë se ajo ende vazhdon të jetë e shqetësuar për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e paqes në këtë rajon, duke shtuar se të njëjtin shqetësim e ndajnë edhe ”shumë qytetarë, veçanërisht veteranët” që kanë shërbyer në këtë rajon.

‘‘Ishte një nder i veçantë javën e kaluar të takoja Madhërinë e Tij në një aktivitet që mblodhi së bashku udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vazhdoj të jem e shqetësuar për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e paqes në rajon, dhe e di që shumë qytetarë – veçanërisht veteranët që kanë shërbyer në Ballkan – ndajnë të njëjtin shqetësim’’, ka shkruar ajo në ‘’X’’.

Deputetja ka cilësuar aktivitetet si produktive, duke theksuar se ka biseduar me kryeministrat e disa vendeve të rajonit.

‘‘Ishte një mbrëmje produktive, ku pata mundësinë të bisedoja me kryeministrat e disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me diplomatët tanë’’, ka shkruar ajo.