Kean: Nuk e di të ardhmen time, jam i koncentruar te PSG-ja
Sulmuesi i PSG-së, Moise Kean ka thënë se nuk e di ku do të luajë në të ardhmen.
Sport
“Parisienët” dje siguruan kualifikimin në gjysmëfinale duke eliminuar Bayern Munichun, përcjellë lajmi.net.
Italiani që hyri në lojë si zëvendësues pas 73 minutave pranoi se gjiganti francez vuajti në atë ndeshje.
“Ne luftuam për çdo top. Kemi vuajtur shumë, por ia dolëm mirë në fund”.
“Çdo ndeshje është e vështirë dhe kemi fituar vend në gjysmëfinale. Tani, do të shërohemi dhe do shohim si shkojnë gjysmëfinalet. Do japim 100 për qind edhe aty”.
I pyetur për të ardhmen, Kean tha se nuk e di se cila do jetë skuadra e re.
“Vitin e kaluar te Everton nuk luajta shumë. Kam punuar shumë gjatë verës. Mora leksion të madh, nuk u dorëzova. Tani kam trajner që më jep besim dhe mund të kontribuojë për skuadrën”.
“Nuk e di për të ardhmen. E shijojë këtë moment të bukur. Jemi në gjysmëfinale. Duhet të punoj për të ardhmen, por tani jam i koncentruar çfarë ndodh këtu. Cila do jetë e ardhmja ime, nuk e di”, deklaroi ai.
Italiani për PSG-në ka shënuar 16 gola në 33 ndeshje, derisa PSG në gjysmëfinale do përballet me skuadrën që kualifikohet nga ndeshja Dortmund – City./Lajmi.net/