Kë e votuan më shumë qytetarët e Prishtinës? Lumir Abdixhiku në LDK del i treti , VV njësoj në PDK prinë Hamza e Ismaili

KQZ po vazhdon publikimin e të dhënave të fundit sa i përket numërimit të votave për kandidatë. Tanimë janë numëruar mbi 83% e tyre. Nga këto numërime del se renditja e top-10ve më të votuar nëpër parti tanimë është vendosur. Por kush u votua më tepër në Prishtinë, në kryeqytet. Në Vetëvendosje radhitja është pothuajse…

Lajme

11/06/2026 10:09

KQZ po vazhdon publikimin e të dhënave të fundit sa i përket numërimit të votave për kandidatë.

Tanimë janë numëruar mbi 83% e tyre.

Nga këto numërime del se renditja e top-10ve më të votuar nëpër parti tanimë është vendosur.

Por kush u votua më tepër në Prishtinë, në kryeqytet.

Në Vetëvendosje radhitja është pothuajse e njëjtë si në nivel vendi edhe në Prishtinë, lista thuajse s’ka ndryshime. Kurti, Konjufca, Haxhiu e të tjerë.

Kurse në LDK e para radhitet Vjosa Osmani, por i dyti nuk është Lumir Abdixhiku. E dyta në Prishtinë për nga votat është Doarsa-Kica Xhelili e pasur nga Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti.

Në PDK në Prishtinë më së tepërmi vota mori Bedri Hamza e menjëherë pas tij Uran Ismaili. Madje dyshja kanë diferencë të vogël në vota në këtë qytet. Kurse lista më poshtë është thuajse e njëjtë me nivel vendi.

Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri janë top-3 më të votuarit e AAK-së në Prishtinë./Lajmi.net/

https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/mcc?municipality=19#candidates